back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRregulla të reja për licencat/ Banka e Shqipërisë rrit kontrollin mbi subjektet...

Rregulla të reja për licencat/ Banka e Shqipërisë rrit kontrollin mbi subjektet financiare

Banka e Shqipërisë ka miratuar një paketë të re rregullash që synon të rrisë transparencën dhe sigurinë në tregun financiar shqiptar, duke prekur institucionet e pagesave, paranë elektronike dhe subjektet financiare jobanka.

Një nga ndryshimet kryesore është detyrimi për identifikimin e “pronarit përfitues”, pra personave që qëndrojnë realisht pas një subjekti financiar. Sipas rregullave të reja, këta individë duhet të deklarohen dhe të verifikohen plotësisht, me qëllim rritjen e transparencës mbi strukturën e pronësisë.

Në kuadër të masave të reja, subjektet që aplikojnë për licencë duhet të dorëzojnë dokumentacion më të detajuar mbi burimin e kapitalit, gjendjen financiare dhe lidhjet ekonomike. Banka e Shqipërisë do të kryejë verifikime të thelluara mbi integritetin e aksionarëve dhe administratorëve, përfshirë kontrollin ndaj listave të sanksioneve ndërkombëtare.

Autoriteti monetar thekson se në rast të dhënies së informacionit të pasaktë ose shkeljes së kritereve, licenca mund të refuzohet ose të revokohet.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime synojnë forcimin e stabilitetit financiar, rritjen e besueshmërisë së sistemit dhe përafrimin e rregullave shqiptare me standardet e Bashkimit Europian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat