back to top
25.5 C
Tirana
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK i fiksuar pas sekuestrimit të celularëve/ Justifikohet Braho

SPAK i fiksuar pas sekuestrimit të celularëve/ Justifikohet Braho

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është pyetur gjatë një mbledhjeje në KLP mbi faktin se një pjesë e madhe e provave në hetimet e institucionit vijnë nga sekuestrimi i celularëve.

Një nga anëtarët e KLP ngriti shqetësimin duke pyetur: “Pse e gjithë veprimtaria e SPAK lidhet me sekuestrimin e celularëve?”, duke vënë në dukje se rreth 75% e provave të përdorura lidhen me pajisje telefonike.

Në përgjigjen e tij, Braho sqaroi se celularët janë një nga mjetet më të përdorura në aktivitetet kriminale dhe për këtë arsye përbëjnë burim të rëndësishëm provash.

“Celularët janë sendet më të përdorshme. Aty gjendet një sërë provash,” u shpreh ai.

Braho theksoi gjithashtu se pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, SPAK ka ndryshuar procedurat e këqyrjes dhe marrjes së të dhënave nga pajisjet telefonike, duke kërkuar autorizim gjykate për përdorimin e tyre.

“Prokurorët i drejtohen gjykatës edhe për të marrë dhe përdorur të dhënat nga celularët. Edhe pse nuk ka ende një ndryshim ligjor në procedurë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese po zbatohet për aq sa e konsiderojmë të zbatueshme,” tha Braho.

Ai shtoi se SPAK ka ngritur edhe një grup pune për të rregulluar kuadrin ligjor lidhur me administrimin e provave digjitale, duke theksuar se pritet edhe konsolidimi i praktikës gjyqësore në këtë drejtim.

“Presim të zhvillohet edhe më tej praktika e gjykatave,” përfundoi Klodian Braho.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat