back to top
23.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaRyshfeti në polici/ Merret vendimi për Roven Zekën dhe dy vartësit e...

Ryshfeti në polici/ Merret vendimi për Roven Zekën dhe dy vartësit e tij

Roven Zeka, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, është shpallur i pafajshëm nga GJKKO, e cila njëkohësisht ka vendosur edhe heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.

Zeka ishte arrestuar më herët nën dyshimet për përfshirje në një skemë ryshfeti prej 2000 eurosh, ku u implikuan edhe zyrtarë të tjerë të policisë. Ai qëndroi për disa muaj në paraburgim, ndërsa më pas masa ndaj tij u zbut në “arrest në shtëpi”, pasi pësoi një dëmtim fizik gjatë qëndrimit në qeli.

Në vendimin e dhënë, gjykata arriti në përfundimin se nuk ka prova që implikojnë Zekën në ryshfet apo në manipulimin e një aksidenti rrugor.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Sokol Novaku, shef për hetimin e aksidenteve, dhe Edison Tabaku, inspektor i qarkullimit, gjykata vendosi dënimin me burgim, duke i gjetur fajtorë për përfshirje në skemën korruptive.

Çështja lidhej me dyshimet për marrje ryshfeti dhe ndërhyrje në hetimin e një aksidenti rrugor, por në përfundim të procesit, vetëm dy prej të akuzuarve u shpallën fajtorë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat