back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetPD pa garë?/ Berisha i vetëm drejt 23 majit

PD pa garë?/ Berisha i vetëm drejt 23 majit

Kryetari aktual i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, mbetet deri më tani kandidati i vetëm në garën për drejtimin e partisë.

Në përfundim të afatit për depozitimin e kandidaturave pranë Komisionit të Zgjedhjeve në PD, asnjë tjetër anëtar nuk ka paraqitur zyrtarisht interes për të sfiduar Berishën. Megjithatë, ekziston ende një afat deri nesër në mesditë për çdo kandidat të mundshëm që kërkon të hyjë në garë në minutat e fundit.

Udhëzimi për zhvillimin e zgjedhjeve, i lëshuar më 18 mars dhe i bërë publik vetëm një ditë para skadimit të afatit, përcakton kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për garën e 23 majit.

Ndër kriteret kryesore përfshihen anëtarësia në PD, një profil i lartë publik dhe politik, angazhim të paktën 10-vjeçar në parti, si dhe përvojë drejtuese në nivele kombëtare ose rajonale.

Po ashtu, kandidatët duhet të përmbushin kushtet e ligjit për dekriminalizimin, çka mund të ndikojë në kandidimin e Ervin Salianji, i vetmi emër që ka shprehur publikisht ambicien për të sfiduar Berishën.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike pritet të mbahen më 23 maj, ndërsa mbetet për t’u parë nëse deri në afatin përfundimtar do të ketë kandidatë të tjerë në garë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat