Arkitekti Olsi Eftimi është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve që lidhen me vilën në Qerret, e cila sipas prokurorëve dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Eftimi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 14:00 dhe ka qëndruar aty për rreth tre orë, duke u larguar afërsisht në orën 17:00.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mediat lidhur me arsyen e paraqitjes apo me çështjen në hetim.
Arkitekti rezulton të jetë ndërtuesi i vilës në Qerret, e cila është pjesë e një hetimi më të gjerë të SPAK mbi pasuri të dyshuara dhe lidhje të mundshme me zyrtarë të lartë.



