back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Do t’u kërkoja falje fëmijëve”/ Rrëfimi emocional i Monika Kryemadhit

“Do t’u kërkoja falje fëmijëve”/ Rrëfimi emocional i Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe politike në një intervistë për emisionin Shqipëria Live, duke folur hapur për marrëdhënien me Ilir Meta, familjen dhe periudhën pas largimit nga politika aktive.

Ajo u ndal edhe tek momenti kur e pa Metën gjatë seancës gjyqësore, duke theksuar se, pavarësisht situatës, ai mbetet i njëjtë në aspektin intelektual dhe politik.

“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se mes tyre aktualisht nuk ka komunikim.

Ajo pranoi gjithashtu se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, duke lënë të kuptohet se sfidat personale dhe keqkuptimet kanë ndikuar në këtë ndarje. Megjithatë, Kryemadhi theksoi se ruan respekt për Metën, duke e cilësuar si “babai i fëmijëve të saj” dhe një figurë me ndikim në rrugëtimin e saj.

Në intervistë, ajo vlerësoi edhe figura të tjera politike, duke përmendur Erion Braçe si një nga politikanët më të aftë aktualisht, për të cilin tha se do ta votonte për kryetar bashkie.

Kryemadhi komentoi edhe përvojën e saj si opinioniste në Big Brother VIP Albania, ku vlerësoi  Arbër Hajdarin dhe Ledion Liçon. Ajo e cilësoi Hajdarin si një surprizë pozitive, ndërsa për Liçon tha se transmeton energji shumë pozitive dhe ka ndikim të mirë tek publiku.

Në fund, Kryemadhi shprehu pendesë për kohën e kufizuar që u ka kushtuar fëmijëve të saj, si dhe për mungesën pranë Metës në momente të caktuara, duke e konsideruar këtë si një kosto personale që do ta mbajë gjatë jetës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat