back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëTragjedia që tronditi qytetin/ Protestë kundër pasigurisë në rrugë

Tragjedia që tronditi qytetin/ Protestë kundër pasigurisë në rrugë

Protestë qytetare në Durrës pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve, ndërsa dhjetëra qytetarë marshuan në rrugët kryesore të qytetit duke kërkuar më shumë siguri dhe drejtësi.

Me pankarta në duar dhe fotografitë e të miturve që humbën jetën, qindra protestues u mblodhën fillimisht pranë Drejtorisë së Policisë, për të vijuar më pas drejt Bashkia e Durrësit. Marshimi u shndërrua në një thirrje të fortë ndaj institucioneve për të reaguar ndaj asaj që qytetarët e konsiderojnë si neglizhencë të vazhdueshme.

Pjesëmarrësit kërkuan kontrolle më të rrepta në rrugë dhe masa konkrete për të parandaluar aksidentet, duke theksuar se siguria e jetës, veçanërisht e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut.

“Dy jetë të pafajshme, kërkojmë drejtësi. Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë. Ndal neglizhencës, shpëtoni jetë!” – ishin disa nga mesazhet e mbajtura në pankarta gjatë protestës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, sidomos pas konfirmimit se drejtuesi i automjetit, Nikollë Radaçi, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit fatal. Përveç dy viktimave, një tjetër i mitur mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Banorët e zonës së Arapajt ngritën gjithashtu shqetësime për raste të përsëritura të shpejtësisë së lartë në lagje të banuara, duke paralajmëruar se situata përbën një rrezik të vazhdueshëm për këmbësorët dhe veçanërisht për fëmijët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat