Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të disa prej të bashkëpandehurve në çështjen ndaj Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Sipas vendimit të gjykatës, kësaj forme gjykimi do t’i nënshtrohen nëna e Monika Kryemadhit, si dhe mikeshë e saj Ema Çokut, të cilat akuzohen për pastrim parash.
Po ashtu, gjykim të shkurtuar do të ketë edhe për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i cili është marrë i pandehur për korrupsion.
Ndërkohë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijojnë të hetohen nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Hetimet lidhen me dosjen CEZ-DIA dhe me çështjen e lobimit të Lëvizja Socialiste për Integrim në SHBA, për të cilat SPAK pretendon se ka administruar prova dhe komunikime që implikojnë ish-drejtuesit e lartë të LSI-së.
Vendimi i GJKKO-së për gjykimin e shkurtuar pritet të ndikojë në vijimin e procesit gjyqësor për të bashkëpandehurit, ndërsa çështja ndaj Metës dhe Kryemadhit vijon të shqyrtohet në themel.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



