Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë.
Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është caktuar në 201 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 189 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 187 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 175 lekë për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 13 maj, në orën 18:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve.



