KreuAktualitetEkonomiaBordi ndryshon çmimet e karburanteve/ Sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve/ Sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë.

Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është caktuar në 201 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 189 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 187 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 175 lekë për litër.

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 13 maj, në orën 18:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat