back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaHetimet për AKSHI-n/ Pasardhësi i Mirlinda Karçanajt në SPAK

Hetimet për AKSHI-n/ Pasardhësi i Mirlinda Karçanajt në SPAK

Drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e thirrjes së Tafës, ndërsa ai po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Tafa mori drejtimin e AKSHI-t pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanaj, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar një masë arresti, vendim që më pas u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Po ashtu, këtë të hënë në SPAK është paraqitur edhe programuesi Gent Progni. Ai është një nga personat që ka denoncuar publikisht në mënyrë të vazhdueshme abuzimet me tenderat dhe favorizimet ndaj disa biznesmenëve të lidhur me drejtues të institucionit, edhe përpara ndërhyrjes së SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat