back to top
23.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGoditje për GJKKO-në?/ Gjykata e Lartë prish vendimet ndaj ish-gjyqtarit të vettingut

Goditje për GJKKO-në?/ Gjykata e Lartë prish vendimet ndaj ish-gjyqtarit të vettingut

Ardian Hajdari ka fituar rekursin në Gjykata e Lartë, duke rikthyer në vëmendje rastet kur kjo gjykatë po rrëzon vendime të mëparshme të dhëna nga strukturat e posaçme kundër korrupsionit.

Sipas dispozitivit të vendimit, gjyqtari Gent Shala ka vendosur prishjen e vendimeve të mëparshme ndaj ish-anëtarit të vettingut, i cili ishte dënuar për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar pushimin e gjykimit të çështjes pa e kthyer atë për rishqyrtim, duke i dhënë fund procesit penal ndaj Hajdarit.

Rasti konsiderohet një tjetër episod ku Gjykata e Lartë po rrëzon vendime të marra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe strukturat e drejtësisë së posaçme, duke nxitur debat mbi standardet e hetimit dhe gjykimit në çështjet e profilit të lartë.

Ardian Hajdari ka qenë një nga anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, institucioni kyç i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat