KreuAktualitetKronikë"Makina ishte me shpejtësi maksimale”/ Dëshmitarët flasin për aksidentin fatal të 7-vjeçarit

“Makina ishte me shpejtësi maksimale”/ Dëshmitarët flasin për aksidentin fatal të 7-vjeçarit

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas dëshmive të banorëve, automjeti i përfshirë në ngjarje dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, ndonëse drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po udhëtonte me rreth 10 kilometra në orë.

Banorët e zonës kanë kundërshtuar këtë version, duke pretenduar se automjeti po qarkullonte me shpejtësi shumë më të madhe.

“Shoferi thoshte se ishte në rrugë nacionale dhe kishte të drejtën e tij. Ka deklaruar se po lëvizte me 10 km/h, por kjo rrugë është bërë shumë e rrezikshme. Këtu ka ndodhur edhe një tjetër ngjarje e rëndë më parë”, tha një banor i zonës.

Një tjetër banore tregoi se pas aksidentit, banorët ndërhynë menjëherë për të ndihmuar fëmijën e plagosur.

“Sipas atyre që e panë, makina ishte me shpejtësi maksimale, edhe pse shoferi thotë se ishte me 10 km/h. Burrat që ndodheshin në lokal erdhën menjëherë dhe ngritën makinën për të nxjerrë fëmijën. U thirr ambulanca, por nuk erdhi në kohë. Fëmija u transportua drejt spitalit me një mjet privat, ndërsa ambulanca mbërriti rreth 15 minuta më vonë”, u shpreh ajo.

Banorët ngritën gjithashtu shqetësimin për sigurinë në këtë segment rrugor, duke theksuar se aksidentet janë të shpeshta dhe se nevojiten masa urgjente për të parandaluar ngjarje të tjera tragjike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat