back to top
18.2 C
Tirana
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Anulim projekti dhe dorëheqje e Ramës”/ Mbyllet protesta, nesër sërish në shesh

“Anulim projekti dhe dorëheqje e Ramës”/ Mbyllet protesta, nesër sërish në shesh

Pas rreth tre orësh, është mbyllur protesta e tretë qytetare e zhvilluar në Tiranë kundër projektit të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Tubimi u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar anulimin e tij dhe largimin e qeverisë.

Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan vijimin e mobilizimit qytetar, duke paralajmëruar protestën e katërt radhazi, e cila pritet të mbahet nesër në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

“Nesër më shumë”, ishte mesazhi i përcjellë nga protestuesit në mbyllje të tubimit, teksa bënë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të gjerë në protestat e ardhshme.

Gjatë manifestimit u mbajtën fjalime dhe u shpalosën pankarta kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët deklaruan se reagimi qytetar nuk lidhet vetëm me këtë investim, por edhe me një sërë politikash dhe vendimesh që, sipas tyre, favorizojnë interesat private në dëm të interesit publik.

Mes kërkesave kryesore të protestuesve ishin anulimi i projektit në Zvërnec, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, anulimi i Paketës së Maleve, si dhe dorëheqja e qeverisë.

Protesta e së martës ishte e treta radhazi kundër projektit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të reagimit qytetar nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat