KreuAktualitetProtestuesit rrëzojnë gardhin e policisë dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit rrëzojnë gardhin e policisë dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e zhvilluar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndryshe nga tre tubimet e mëparshme që ishin zhvilluar pa incidente të rëndësishme.

Situata u përshkallëzua pasi Policia e Shtetit kishte vendosur një gardh metalik pranë urës së Lanës, si pjesë e masave të sigurisë të marra në kuadër të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Protestuesit kundërshtuan bllokimin e rrugës dhe arritën të largojnë gardhin metalik, duke tentuar të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Në përgjigje të lëvizjes së tyre, forcat e policisë përdorën automjetet ujëhedhëse për të shpërndarë turmën dhe për të penguar avancimin e protestuesve.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit arritën të çajnë kordonin e sigurisë dhe të vijojnë drejt Kryeministrisë, ku protesta vazhdoi nën masa të shtuara sigurie.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar nga policia, ndërsa autoritetet pritet të japin një bilanc të plotë mbi incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat