Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të një grupi prej 14 të pandehurish, të akuzuar për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, ka shpallur fajtor të gjithë të pandehurit dhe ka dhënë dënime me burgim që variojnë nga 4 deri në 10 vite.
Të dënuarit në këtë çështje janë: Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto dhe Erdet Korro.
Sipas vendimit, disa prej të pandehurve janë dënuar me nga 10 vite burgim pas bashkimit të dënimeve për dy vepra penale, ndërsa të tjerët me dënime nga 4 deri në 9 vite burgim, në varësi të rolit dhe akuzave ndaj tyre.
Gjykata ka vendosur që vuajtja e dënimit të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
Njoftimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Shyqyri
Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu,
Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto
dhe Erdet Korro.”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të
gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me
trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 49,
datë 11.06.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje
në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9
nëntë vjet burgim.
o Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja
në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal,
dënimin e tij me 4 vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10
dhjetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje
në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9
vjet burgim.
o Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja
në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal,
dënimin e tij me 4 vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në
organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe nenit 97 të Kodit të
Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me pesë vjet burgim.
o Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në
veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal dhe nenit
97 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me dy vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 5 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ditar Bala për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në
organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 vjet
burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje
në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234 a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8
vjet burgim.
o Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja
në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal,
dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë
vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Taushani për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin
e tij me 8 tetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ali Balliu për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në
organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 shtatë
vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin
e tij me 8 tetë vjet burgim.
o Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit
Penal, dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë
vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Usejd Stafasani për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe nenit
97 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në
veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me katër vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Nertil Hysenllari për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin
e tij me 8 tetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledio Mehmeti për kryerjen e veprës penale
“Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin
e tij me 8 tetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje
në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë
vjet burgim.
o Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja
në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal,
dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.
o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë
vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdet Korro për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje
në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë
vjet burgim.
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për
evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës i
ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.
Vuajtja e dënimit për te gjithë të pandehurit të fillojë nga dita ekzekutimit të tij dhe në
zbatim të nenit 16 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim
dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për
zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja
e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, më datë 11.06.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar



