back to top
21.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Sot 27 furgona policie në Rrjoll”/ Ish-polici ngre akuza gjatë protestës

“Sot 27 furgona policie në Rrjoll”/ Ish-polici ngre akuza gjatë protestës

Mes tensioneve që kanë shoqëruar protestën e banorëve në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit turistik, një prej protestuesve, ish-efektiv policie, ka përcjellë një mesazh të fortë për situatën në zonë dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët.

Duke folur për mediat, ai deklaroi se banorët nuk janë mbledhur për të ushtruar dhunë, por për të kërkuar njohjen e të drejtave të tyre. Sipas tij, komuniteti ndihet i braktisur nga institucionet, ndërsa denoncoi atë që e cilësoi si mungesë të drejtësisë dhe favorizim të pushtetit.

“Me vite me radhë në këtë fshat nuk vije dot as me lloj mjeti, as me gomar. Por po të jesh i pushtetit, kriminel, ruhesh me polici. Sot 27 furgona policie janë në Rrjoll. Kemi një qeveri dhe një drejtësi që nuk kapin kriminelin, por merren me qytetarët”, u shpreh ai.

Ish-polici theksoi se protesta nuk duhet të shoqërohet me përplasje, duke bërë thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit.

“Nuk jam për të dëmtuar njerëz. Një popull revoltohet sepse kërkon të drejtën e vet. Jam kundër dhunës dhe nuk dua të shtyhemi me askënd. Dilni për të drejtën tuaj”, tha ai.

Në fjalën e tij, protestuesi shprehu gjithashtu zhgënjim për gjendjen në të cilën, sipas tij, është lënë rinia shqiptare, duke theksuar se brezat e rinj po trashëgojnë një vend të përballur me korrupsionin dhe padrejtësitë.

Protestat në Rrjoll kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa banorët kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik në zonë, duke pretenduar se projekti prek pronat e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat