back to top
23.2 C
Tirana
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeRrjolli në revoltë/ Banorët depërtojnë në kantier mes thirrjeve kundër Ramës dhe...

Rrjolli në revoltë/ Banorët depërtojnë në kantier mes thirrjeve kundër Ramës dhe Berishës

Protesta e banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë është përshkallëzuar më tej, teksa qytetarët kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba që rrethonte pronat e kontestuara.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit kanë rrëzuar gardhin në disa pika dhe kanë hyrë në territorin e kantierit ku kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj.

Më herët gjatë ditës, banorët kishin arritur të shembnin edhe një pjesë të rrethimit prej hekuri, pavarësisht përpjekjeve të forcave të policisë për të penguar veprimet e tyre.

Banorët pretendojnë se pronat ku po zhvillohet projekti turistik u përkasin atyre dhe se janë privuar padrejtësisht nga e drejta e pronësisë. Prej afro një viti, ata kanë denoncuar publikisht se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka manipuluar dokumentacionin e pronësisë, duke ndryshuar certifikatat dhe duke kaluar më pas truallin në favor të investitorit që po zhvillon projektin në vijën bregdetare të Velipojës.

Gjatë protestës, qytetarët kanë përsëritur se kërkojnë vetëm njohjen e të drejtave të tyre pronësore. Në të njëjtën kohë, ata kanë lëshuar edhe thirrje politike, duke brohoritur në kor slogane si “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”.

Tensionet në zonë vijojnë, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat