back to top
35.4 C
Tirana
E diel, 28 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaPas paraqitjes në SPAK/ Berisha: Dumani po mbron qeveritarët e klanit “Aruba”

Pas paraqitjes në SPAK/ Berisha: Dumani po mbron qeveritarët e klanit “Aruba”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar aksionin e Prokurorisë së Posaçme ndaj Artur Shehut dhe Ilir Shtufit, pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në SPAK.

Në një prononcim për mediat, Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, se po fsheh emrat e zyrtarëve të lartë të përfshirë në atë që ai e quajti dosja “Aruba”, ndërsa po bën publike vetëm emrat e biznesmenëve të implikuar.

Sipas liderit demokrat, takimet e zhvilluara në Aruba mes përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe bosëve të karteleve të drogës përbëjnë, sipas tij, “dëshminë më flagrante të narkoshtetit shqiptar” dhe të lidhjeve të ngushta të qeverisë me krimin e organizuar.

Berisha pretendoi se autoritetet spanjolle kanë dërguar dosjen e plotë të çështjes, por akuzoi SPAK-un se nuk po heton pjesën që lidhet me zyrtarët qeveritarë.

“Altin Dumani po nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve. Në këtë mënyrë ai do të konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së ngriti pyetje mbi identitetin e zyrtarëve që, sipas tij, kanë udhëtuar drejt Arubës me çarter dhe akuzoi Prokurorinë e Posaçme për fshehje të informacionit.

Ai e cilësoi këtë qëndrim si zbatim të “omertës”, duke i kërkuar SPAK-ut transparencë dhe publikimin e emrave të personave që, sipas tij, janë të përfshirë në çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat