back to top
35.4 C
Tirana
E diel, 28 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKaos në GJKKO/ Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës përleshen në...

Kaos në GJKKO/ Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës përleshen në sallën e gjyqit

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të hënë gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku të pandehur janë Petrit Çarkaj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Sipas informacioneve, tre vëllezërit Bushgjokaj kanë dhunuar fizikisht bashkë të pandehurin Petrit Çarkaj brenda kafazit të xhamtë të sallës së gjyqit, duke e gjakosur atë. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Çarkaj kishte nisur të jepte dëshminë e tij në seancën paraprake.

Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave dhe drejtohej nga gjyqtari Bibë Ndreca. Pas incidentit, janë ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore.

Të pandehurit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, një ngjarje që tronditi opinionin publik një vit më parë. Sipas hetimeve, 23-vjeçari u mor peng, u mbyt dhe më pas u hodh së bashku me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit. Dyshohet se motivi i krimit lidhej me prishjen e pazareve të drogës.

Pas ngjarjes, policia arrestoi në Tiranë vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me vëllain e tyre Fatjon Bushgjokaj në ekzekutimin e të riut. Sipas organit të akuzës, pjesë e grupit që organizoi rrëmbimin dhe vrasjen ka qenë edhe Petrit Çarkaj, i cili u vu në pranga disa ditë pas krimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat