Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka akuzuar rëndë Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Sipas Bardhit, Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda është “ushtar i bandave të Elbasanit”.
“Zotëria ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit.
Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj”, ka thënë Bardhi.



