Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Janë bërë ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Tiranës, në kuadër të riorganizimeve të brendshme që synojnë forcimin e luftës kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik në kryeqytet.
Gentian Shehu është komanduar në detyrën e zëvendësdrejtorit për hetimin e krimeve, ndërsa Dashnor Muho është komanduar zëvendësdrejtor për rendin.
Ndërkohë, në krye të Policisë së Tiranës vijon të jetë Oliger Torba, i cili ushtron detyrën e drejtorit të komanduar në mënyrë të përkohshme.
Lëvizjet në strukturën drejtuese të Policisë së Tiranës vijnë në kuadër të ristrukturimeve të brendshme, me fokus rritjen e eficiencës në hetimin e veprave penale dhe forcimin e sigurisë dhe rendit publik në kryeqytet.



