KreuDrejtësiaSPAK dhe BKH kontrolle në Devoll/ Nën hetim ish-zyrtarë të AMP-së dhe...

SPAK dhe BKH kontrolle në Devoll/ Nën hetim ish-zyrtarë të AMP-së dhe një zyrtar i Bashkisë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) zhvilluan këtë të enjte kontrolle në disa banesa në Devoll, ndërsa paralelisht Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) bëri të ditur se ka finalizuar një operacion hetimor në kuadër të procedimit penal nr. 238 të vitit 2026, të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Burime paraprake bënë me dije se kontrollet janë ushtruar edhe në banesën e Devis Ramadan Agos, ish-shef sektori në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë të AMP-së, i cili kishte dhënë dorëheqjen pak kohë më parë. Në fokus të hetimeve është edhe Klevis Ramadan Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake dhe aktualisht shef kabineti në Bashkinë Devoll.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, me vendim të Gjykatës së Elbasanit janë ekzekutuar masat e sigurimit ndaj tre shtetasve të akuzuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Masat e sigurisë të vendosura janë:

  • Glodian Gëzim Ahmetaj, ish-drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan-Korçë, ndaj të cilit është caktuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”;
  • Devis Ramadan Ago, ish-shef sektori në të njëjtën drejtori, ndaj të cilit është vendosur masa “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”;
  • Klevis Ramadan Hoxha, shef kabineti pranë Bashkisë Devoll, ndaj të cilit janë caktuar masat “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

AMP bëri të ditur se gjatë operacionit janë kryer edhe kontrolle të autorizuara nga gjykata, me qëllim administrimin e provave dhe dokumenteve që lidhen me hetimin.

Në reagimin e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se operacioni dëshmon angazhimin e strukturave hetimore për të luftuar paligjshmërinë dhe për të garantuar llogaridhënien e funksionarëve publikë, duke nënvizuar se çdo dyshim për shkelje të ligjit do të hetohet me profesionalizëm dhe paanshmëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat