back to top
29.3 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëHelmohen 60 kursantë në Akademinë e Sigurisë/ Hita kërkon hetim urgjent

Helmohen 60 kursantë në Akademinë e Sigurisë/ Hita kërkon hetim urgjent

Drejtori i Përgjithshëm i Policise, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademise se Sigurisë pas rastit të dyshuar të helmimit të rreth 60 kursantëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur kursantët janë transportuar me urgjencë drejt Repartit Infektiv në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se Hita ka qenë personalisht në ambjentet e Akademisë së Sigurisë që në orët e para të mëngjesit, menjëherë pas transportimit të të prekurve në spital.

Ai ka kërkuar hapjen e një hetimi të plotë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi që mund të rezultojë i përfshirë apo përgjegjës në këtë incident.

Autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe gjendjen shëndetësore të kursantëve të prekur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat