back to top
31.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaShqipëria shpall non grata Igballe Hudutin/ Rrezikon sigurinë kombëtare

Shqipëria shpall non grata Igballe Hudutin/ Rrezikon sigurinë kombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nënshkruar urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë 15-vjeçare ndaj shtetases Igballe Huduti (Berisha).

Sipas burimeve, vendimi është marrë mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga institucionet përgjegjëse, ku veprimtaria e saj vlerësohet si e rrezikshme për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike.

Urdhri i ministrit Lamallari i është dërguar për zbatim Policise se Shtetit dhe strukturave të Drejtorise e Kufirit dhe Migracionit, të cilat pritet të marrin masat përkatëse në zbatim të vendimit.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështjen, duke e lidhur atë me përfshirjen e saj në protestat e zhvilluara në Tiranë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi procedurat apo masat e mëtejshme që do të ndiqen në këtë rast.

Polemika pas protestës/ Rama publikon foto dhe sulmon përfituesit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat