KreuDrejtësiaSkandal në drejtësi/ ILD kërkon procedim disiplinor për Olger Eminaj

Skandal në drejtësi/ ILD kërkon procedim disiplinor për Olger Eminaj

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për nisjen e procedimit disiplinor ndaj anëtarit të Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Olger Eminaj.

ILD ka depozituar kërkesën më 18 qershor, duke kërkuar vlerësimin e rastit pas dyshimeve për sjellje të papërshtatshme të zyrtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Çështja është regjistruar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa si relatore është caktuar gjyqtarja Marjana Semini.

Sipas pretendimeve të referuara në dosje, Olger Eminaj dyshohet se i ka dërguar një denoncueseje materiale dhe mesazhe me përmbajtje intime dhe erotike, gjatë orarit zyrtar të punës. Po ashtu, dyshohet se këto komunikime janë zhvilluar edhe brenda ambjenteve të institucioneve të drejtësisë.

Institucionet nuk kanë dhënë ende një vendim përfundimtar mbi çështjen, ndërsa pritet shqyrtimi i plotë i materialeve nga Gjykata Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat