back to top
29.3 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaA do të jetë Veliaj i pranishëm në Komisionin e Reformës?

A do të jetë Veliaj i pranishëm në Komisionin e Reformës?

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se komisioni nuk do të kërkojë më shumë kohë për punën e tij, por do të përmbyllë fazën aktuale me një raport që do t’i dorëzohet Kuvendit.

Në një intervistë për A2 CNN, Mazniku tha se afati i vendosur nga Parlamenti përfundon më 15 korrik dhe deri në atë datë komisioni duhet të paraqesë një dokument me gjetjet dhe punën e ekspertëve.

Ai theksoi se, në varësi të nivelit të përgatitjes, komisioni mund t’i propozojë Kuvendit edhe zgjidhje konkrete, por vendimmarrja përfundimtare i takon vetë institucionit ligjvënës. Sipas tij, janë disa opsione në tryezë, përfshirë edhe një propozim të përbashkët me opozitën.

“Çështja vendoset nga Kuvendi dhe ne do të tregojmë vullnet për një marrëveshje,” u shpreh Mazniku, duke shtuar se nuk mund të kërkohet shtyrje përtej afateve të përcaktuara, sidomos në prag të zgjedhjeve të vitit 2027.

I pyetur nëse do të jetë i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj në seancën dëgjimore pas refuzimit të Anuela Ristanit, Mazniku theksoi se ftesa u ka shkuar të 61 kryebashkiakëve.

“Ne kemi kërkuar që kryetarët e bashkive të Shqipërisë, të 61 kryetarët e bashkive, të jenë prezentë dhe të vijnë të dëgjohen. Ne kemi çuar tashmë kërkesat për çdo institucion. Dhe është e vërtetë, ne kemi mbajtur një standard që të dëgjohen kryetarët e bashkive, ata që janë të zgjedhur për detyrën. Është çështje e institucionit më pas se si e siguron prezencën në komision. Është e vërtetë që në të gjitha rastet prezent të jetë kryetari i bashkisë”, tha ai.

Sipas tij, pjesëmarrja e tyre është pjesë e standardit institucional të ndjekur nga komisioni, ndërsa mënyra e sigurimit të prezencës mbetet përgjegjësi e institucioneve përkatëse.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat