back to top
29.3 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaIsh-themeluesi UÇK-së/ Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Ish-themeluesi UÇK-së/ Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Themeluesi i UÇK dhe politikan i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur, ku ka komentuar çështjen e pjesëmarrjes së Dritan Goxhajt në radhët e UÇK-së.

I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhiu, Haliti u shpreh se pjesëmarrja e Goxhajt është një çështje që mund të verifikohet lehtësisht, por sipas tij, ai nuk ka pasur informacion të drejtpërdrejtë për rolin e tij gjatë luftës.

“Pa uniformë ka qenë. Ajo ka qenë periudha e demilitarizimit të UÇK-së… nuk e di në beteja kush ka marrë pjesë. E kam parë në televizor që disa flasin më shumë se sa dinë,” tha Haliti, në një intervistë për Euronews Albania, duke shtuar se nuk ka qenë epror i tij dhe nuk ka pasur komunikim me të para luftës.

Ai theksoi gjithashtu se çdo pretendim mbi pjesëmarrjen apo strukturat ku dikush ka qenë i përfshirë mund të verifikohet përmes komandës dhe zinxhirit të përgjegjësisë.

Në deklaratën e tij, Haliti u ndal edhe te debatet për pagesat dhe figurat e luftës, duke i cilësuar disa prej tyre si të padrejta, ndërsa përmendi edhe rastin e Tahir Sinanit, për të cilin tha se informacionet që ka janë të kufizuara.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Kosovë dhe Shqipëri vijojnë debatet publike rreth rolit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe vlerësimit të figurave të luftës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat