Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh në Tiranë, duke kritikuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova.
Në një intervistë për emisionin “Pressing” në T7, Haradinaj u shpreh se i vjen keq që sheh bashkëkombës nga Kosova të përfshirë në këto protesta në Shqipëri.
“Po më vjen marre që i shoh bashkëkombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t’u kisha thënë njerëzve të përmbahen,” është shprehur ai.
Deklarata e Haradinajt ka ngjallur reagime në opinionin publik, duke hapur diskutime mbi pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova në zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri.



