Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mes personave të shoqëruar janë Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Parlamentit, kur protestuesit hodhën një breshëri vezësh në drejtim të një prej automjeteve të parkuara pranë godinës së Kuvendit.
Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë duke shoqëruar disa prej protestuesve për veprime të mëtejshme procedurale.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me numrin e personave të shoqëruar apo akuzat që mund të ngrihen ndaj tyre.



