KreuAktualitetPolitikaProtestat detyrojnë qeverinë të lëshojë pe?/ Sinjalet e para nga PS

Protestat detyrojnë qeverinë të lëshojë pe?/ Sinjalet e para nga PS

Deputetja e PS, Romina Kuko, ka komentuar pamjet me arkivolin në boulevard, që sipas saj e kthejnë Shqipërinë pas në një kohë që nuk ekziston më.

Ajo u shpreh se në protestë ka një pjesë qytetarësh që kanë kërkesa të drejta dhe se po krijohet rruga e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve.

“Unë mendoj që protesta e ka ndarë vetë se cila është ajo pjesë legjitime që ka kërkesa të drejta dhe ajo që të çon në akte dhune. Nuk është fare e vështirë t’i dallosh ata që duan të kthejnë reminishencat e një kohe që nuk ekziston më. Kushdo që distancohet nga pamjet si ato të shtatorit të 1998-ës në kujtesën e njerëzve, është në nderin e tyre. Shqipëria është një vend që ka vuajtur nga dhuna politike dhe ndaj nuk është vendi për të bërë teatër”, tha ajo.

Kuko, pa hyrë në detaje të hollësishme, shtoi se ka një sinjal të mundshëm për dialog mes qeverisë dhe protestuesve.

“Ne e dimë shumë mirë që të kesh protestues në shesh është shenjë demokracie, dhe këtë e shohim në çdo vend të Europës. Por ne duhet të ndajmë një protestë legjitime dhe një protestë me aktorë që duan ta marrin peng atë. Kjo protestë ka krijuar një konflikt social dhe për këtë duhet të jemi koshientë. Tani duhet të ndajmë pjesën e zhurmës dhe ata që duan një zgjidhje reale. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve”, tha ajo në një lidhje me Report TV.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat