back to top
21 C
Tirana
E enjte, 9 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën/ Vjen reagimi zyrtar i Madridit

Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën/ Vjen reagimi zyrtar i Madridit

Qeveria spanjolle ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili urdhëroi ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Spanjën dhe e cilësoi vendin si një “partner të tmerrshëm” në NATO.

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit Pedro Sanchez, autoritetet spanjolle thanë se i presin me qetësi deklaratat e presidentit amerikan dhe se nuk dëshirojnë që ato të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Spanja i pret këto deklarata me qetësi dhe normalisht. Ne nuk duam që të ndryshojnë marrëdhëniet e mira që kemi me SHBA-në në fushën sociale, kulturore dhe ekonomike”, thuhet në deklaratë.

Qeveria spanjolle theksoi gjithashtu se marrëdhëniet ekonomike ndërtohen nga kompanitë private dhe jo nga qeveritë, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Spanjës mbetet i dobishëm për të dyja palët.

“Lidhjet ekonomike krijohen nga kompani private, jo nga qeveritë. Marrëdhënia dypalëshe midis SHBA-së dhe Spanjës është e dobishme për të dy vendet, si në sferën tregtare ashtu edhe në atë të mbrojtjes”, vijon deklarata.

Sipas gazetës spanjolle El Pais, reagimi i qeverisë ishte përgatitur paraprakisht, në pritje të mundësisë që Trump të sulmonte publikisht Spanjën gjatë samitit të NATO-s.

Më herët, presidenti amerikan kritikoi ashpër Madridin për kontributin në Aleancën Atlantike, duke deklaruar se Spanja nuk po përmbush detyrimet e saj.

“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap”, deklaroi Trump.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat