back to top
29.4 C
Tirana
E shtunë, 11 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëDosja “ARUBA”/ Emri i Ervis Martinajt lidhet me “biznesin e betonit”

Dosja “ARUBA”/ Emri i Ervis Martinajt lidhet me “biznesin e betonit”

Edhe pse rezulton i zhdukur prej më shumë se katër vitesh, emri i Ervis Martinajt vijon të shfaqet në dosjet e autoriteteve shqiptare që lidhen me grupet kriminale dhe aktivitetet e dyshuara financiare.

Së fundmi, sipas raportimeve të WebLajm, emri i ish-bosit të lojërave të fatit është përmendur në dosjen hetimore të koduar “ARUBA”.

Komunikimet e siguruara nga platforma e enkriptuar SkyECC kanë nxjerrë në pah elementë të rinj që lidhen me aktivitetin e Martinajt, ku përmendet përfshirja e tij në të ashtuquajturin “biznes i betonit”, i cili sipas materialeve hetimore përdorej për ndërtimin e kullave në Tiranë.

Materialet janë bërë pjesë e hetimeve që po zhvillohen për procedime të ndryshme të lidhura me krimin e organizuar dhe aktivitetet financiare të dyshuara.

Në bisedat e zhvilluara në qershor të vitit 2020 mes personave që aktualisht janë shpallur në kërkim, përmendet edhe emri i Martinajt me shprehjen: “Qenka punë Vis Martini”.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 10 gushtit 2022, kur, sipas hetimeve, humbi gjurmët në zonën e Shijakut. Po atë ditë, familjarët kallëzuan zhdukjen e tij në Policinë e Lezhës.

Fillimisht, çështja u regjistrua për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, kryer në bashkëpunim. Megjithatë, hetimet nuk prodhuan rezultate konkrete, përveç disa kontrolleve në banesat e personave të lidhur me grupin e Shijakut.

Autoritetet kanë dyshuar për lidhje të këtij grupi me zhdukjen e Martinajt, por drejtuesit e tij kanë mohuar çdo përfshirje, duke deklaruar se në atë periudhë ndodheshin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe monitoroheshin nga policia.

Ndërkohë, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar disa herë nga SPAK zbardhjen e fatit të të birit. Ai ka deklaruar publikisht se beson se djali i tij është vrarë dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të gjejnë trupin dhe të vendosin drejtësi.

Sipas tij, në Prokurorinë e Kurbinit janë dorëzuar koordinata dhe emra konkretë të personave që ai dyshon se mund të jenë të përfshirë në zhdukjen e Martinajt, por pretendon se ndaj këtyre informacioneve nuk janë ndërmarrë veprime hetimore. Ai ka shtuar se të njëjtat të dhëna i janë vënë në dispozicion edhe SPAK-ut, pa pasur zhvillime të mëtejshme në hetim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat