KreuAktualitetKronikëKoncerti 'YE' në Kashar/ Policia njofton bllokime në disa akse rrugore

Koncerti ‘YE’ në Kashar/ Policia njofton bllokime në disa akse rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, që do të zhvillohet më 11 korrik 2026 në zonën e Kasharit, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.

Sipas njoftimit të Policisë, kufizimet do të zbatohen në disa akse rrugore për të menaxhuar trafikun dhe për të garantuar zhvillimin normal të aktivitetit.

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga zona e “Eiffel”-it deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet.

Po në të njëjtin interval kohor, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia”-s.

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në orën 24:00 do të ketë kufizime në segmentin “Casa Italia – rruga ‘Pavarësia’ – rruga ‘Sokrat Miho’”, si dhe në segmentin “rruga ‘Sokrat Miho’ – rruga ‘Kasem Shima’ – rruga ‘7 Nëntori’”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia bën me dije se edhe aksi nga ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve në aktivitet.

Gjatë kohës së kufizimeve, në zonat e bllokuara do të lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e emergjencës dhe automjetet e Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe i ka ftuar drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre, duke përdorur rrugë alternative dhe duke respektuar udhëzimet e efektivëve të policisë në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat