Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar në rrjetet sociale pas prezantimit të dokumentit “Besa” nga kryeministri Edi Rama para grupit parlamentar socialist.
Pa iu referuar drejtpërdrejt dokumentit të prezantuar nga kreu i qeverisë, Meksi ka vënë theksin te standardet që, sipas saj, përcaktojnë besueshmërinë e një qeverisjeje në një demokraci.
Ajo shkruan se besimi nuk ndërtohet përmes simbolikës, por përmes institucioneve që funksionojnë, rezultateve konkrete dhe llogaridhënies.
“Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes”, shkruan Meksi, duke theksuar se ky koncept nuk duhet të mbetet vetëm një premtim për të ardhmen, por duhet të matet me përmbushjen e angazhimeve dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve.
Sipas saj, funksionimi i institucioneve dhe transparenca janë elementët kryesorë mbi të cilët ndërtohet besimi i qytetarëve te qeverisja.



