KreuDrejtësiaNdryshime në strukturat e larta të Policisë/ Emërohen drejtues të përkohshëm

Ndryshime në strukturat e larta të Policisë/ Emërohen drejtues të përkohshëm

Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në nivelet drejtuese të saj. Pas largimit nga posti i drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati është transferuar në Akademinë e Sigurisë.

Në krye të Departamentit të Policisë Kriminale është komanduar Arjan Muça, i cili do të ushtrojë përkohësisht detyrën deri në emërimin e drejtuesit të ri.

Ndryshime janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku drejtuesi i deritanishëm, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij është komanduar Artan Bajraktari.

Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të përcaktohen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave drejtuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat