KreuAktualitetPolitikaKoçeku: Varret e Kosovës ende flasin, Shqipëria hap konsullatë serbe

Koçeku: Varret e Kosovës ende flasin, Shqipëria hap konsullatë serbe

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës dhe debatit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.

Ajo shkruan se dy ditë më parë kanë nisur gërmimet në këtë zonë, ku dyshohet për një varrezë masive me 23 intelektualë të vrarë nga forcat serbe, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e gjashtë viktimave.

Koçeku thekson se gjatë bastisjeve të fundit është gjetur edhe armatim dhe është arrestuar një person që dyshohet se ka qenë pjesëtar i Armatës Jugosllave.

“Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?!”, shprehet deputetja, duke kritikuar mungesën e qartësisë nga institucionet shqiptare për këtë çështje.

Sipas saj, diskutimet për diplomaci, marrëdhënie bilaterale dhe përfitime ekonomike nuk duhet të lënë në harresë të kaluarën e dhimbshme të popullit të Kosovës.

“Harrojnë më të rëndësishmen: Realitetin e një populli të masakruar”, shkruan Koçeku.

Ajo ka bërë të ditur se të dielën priten protesta në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe, duke nënvizuar se kjo çështje nuk mund të kalojë lehtë.

“Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë dhe fqinjësi të mirë me Serbinë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive me trupa të vrarë edhe pas më shumë se 25 vitesh”, përfundon reagimi i deputetes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat