KreuAktualitetPolitikaBraçe kundër reformës territoriale/ “Duhet të dëgjojmë njerëzit”

Braçe kundër reformës territoriale/ “Duhet të dëgjojmë njerëzit”

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar kundër mënyrës së propozuar për reformën territoriale-administrative, duke kërkuar që procesi të mos trajtohet vetëm si një çështje teknike, por si një vendimmarrje që vendos në qendër qytetarët.

Braçe kundërshton bashkimin e disa bashkive, veçanërisht të Poliçanit, Divjakës dhe Libohovës, tre zona me të cilat ai ka një lidhje të veçantë politike dhe personale.

“Duhet të dëgjojmë njerëzit tani! Jo thjesht udhëheqësit e bashkive, por njerëzit”, shkruan Braçe, duke theksuar se banorët e këtyre zonave nuk janë konsultuar mjaftueshëm për ndryshimet që i prekin drejtpërdrejt.

Sipas tij, para çdo vendimi përfundimtar duhet që qytetarëve t’u shpjegohen arsyet e reformës, të dëgjohen shqetësimet dhe argumentet e tyre dhe më pas të reflektohet mbi to.

Braçe nënvizon se Poliçani, Divjaka dhe Libohova nuk janë thjesht njësi administrative, por zona me histori, identitet dhe rëndësi ekonomike e shoqërore.

Ai përmend historinë e Libohovës, zhvillimin e Divjakës dhe rolin strategjik të Poliçanit si qytet i lidhur me industrinë ushtarake, duke argumentuar se këto komunitete nuk mund të trajtohen si “njësi të humbura”.

Deputeti socialist ka bërë thirrje për qetësi dhe dialog, duke theksuar se reforma territoriale duhet të jetë një proces njerëzor dhe jo vetëm një ndarje në harta.

“Ka argumente plot për t’i shkëmbyer dhe ky nuk është kurrë një proces i ftohtë teknik, por mbi të gjitha njerëzor”, përfundon Braçe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat