KreuDrejtësiaErmal Beqiri nis betejën në Francë/ Plani për të bllokuar SPAK-un

Ermal Beqiri nis betejën në Francë/ Plani për të bllokuar SPAK-un

Biznesmeni Ermal Beqiri ka angazhuar një studio të njohur ligjore në Francë për të kundërshtuar procedurën e ekstradimit drejt Shqipërisë, pas arrestimit të tij nga autoritetet franceze.

Sipas burimeve, Beqiri pritet të përballet me Gjykatën e Amiensit, ku mbrojtja e tij do të synojë bllokimin e ekstradimit. Një nga argumentet që mund të përdoret nga pala mbrojtëse është fakti se biznesmeni rezulton rezident në Francë prej disa vitesh.

Beqiri u arrestua në Francë gjatë kohës që drejtonte një avion civil mbi zonën e centralit bërthamor të Penly-t, në Seine-Maritime. Ndërkohë, në Shqipëri, një studio avokatore po ndjek paralelisht materialet hetimore të administruara nga SPAK.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse Beqiri do të kërkojë azil politik në Francë. Sipas të dhënave të bëra publike, ai ka krijuar kompani në këtë shtet dhe ka investuar në pasuri me vlerë të konsiderueshme, përfshirë edhe një kështjellë, e cila më herët është bërë objekt sekuestrimi.

Në Shqipëri, Beqiri është një nga personat nën hetim nga SPAK në një dosje ku dyshohet për krijimin dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në lidhje me përfitimin e tenderave publikë përmes kompanisë së tij.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë konkurrencë të paligjshme, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, grup të strukturuar kriminal, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Çështja ndodhet në fazën e procedurave ligjore, ndërsa autoritetet shqiptare pritet të ndjekin hapat për kërkesën e ekstradimit pranë institucioneve franceze.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat