KreuAktualitetEkonomiaFund pritjes për transfertat bankare/ Kur do të kryhen pagesat në kohë...

Fund pritjes për transfertat bankare/ Kur do të kryhen pagesat në kohë reale

Pagesat dhe transfertat bankare në Shqipëri pritet të bëhen shumë më të shpejta. Me hyrjen në përdorim të sistemit TIPS Clone, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transaksione online në kohë reale, brenda pak sekondash dhe edhe gjatë ditëve të pushimit.

Ndryshe nga sistemi aktual, ku transferimi i parave në disa raste mund të zgjasë deri në disa ditë, platforma e re synon që pagesat të kryhen menjëherë, pavarësisht orarit zyrtar të bankave.

Zv.drejtoresha e Sistemit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë, Valentina Semi, ka shpjeguar se qytetarët do të kenë akses në këtë shërbim përmes aplikacioneve online të bankave, ndërsa komisionet pritet të jenë minimale.

Sistemi mund të përdoret për një sërë pagesash të përditshme, nga faturat e energjisë elektrike dhe ujit, deri te pagesat në restorante apo shërbime të tjera.

TIPS Clone do t’u japë gjithashtu bizneseve mundësinë për të kryer transferta dhe pagesa në kohë reale, pa qenë të kushtëzuara nga orari i punës së bankave.

Sistemi pritet të nisë funksionimin në muajin nëntor, fillimisht për pagesat brenda Shqipërisë. Më pas, synohet që shërbimi të zgjerohet edhe për transaksionet me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

Përdorimi më i gjerë i pagesave të shpejta elektronike pritet të ndikojë edhe në uljen e përdorimit të parave cash. Sipas përllogaritjeve, ekonomia shqiptare mund të kursejë deri në 38 miliardë lekë në vit nga përdorimi i këtij sistemi.

Në këtë mënyrë, pagesat e përditshme pritet të bëhen më të shpejta dhe më të thjeshta, ndërsa qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi të transferojnë para në çdo kohë, edhe jashtë orarit tradicional të bankave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat