KreuAktualitetPolitikaProtesta në Maliq del jashtë kontrollit/ Sulmohen edhe gazetarët

Protesta në Maliq del jashtë kontrollit/ Sulmohen edhe gazetarët

Protesta e zhvilluar përpara Bashkisë së Maliqit kundër planit për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Korçën është shoqëruar me tensione dhe përplasje me gazetarët.

Gjatë protestës, ndërsa gazetarët e mediave qendrore dhe lokale po intervistonin qytetarët dhe pjesëmarrësit, situata është tensionuar pas akuzave dhe ofendimeve të drejtuara ndaj tyre.

Një prej personave të identifikuar si organizator i protestës, Arjan Asimi, ka akuzuar gazetarët se janë në shërbim të “regjimit”, duke përdorur edhe gjuhë fyese ndaj përfaqësuesve të mediave.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, situata ka përshkallëzuar më tej, pasi disa mbështetës të protestës janë përplasur fizikisht me gazetarë. Për shkak të tensioneve, gazetarët janë detyruar të ndërpresin raportimin nga protesta.

Për situatën e krijuar është njoftuar edhe Komisariati i Policisë Maliq, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë procedime për incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Protesta u organizua kundër planit për ndryshimin e hartës administrative dhe bashkimin e Bashkisë Maliq me Korçën, një nismë që ka hasur kundërshtimin e një pjese të banorëve dhe përfaqësuesve lokalë.

Arjan Asimi, i përmendur si një prej organizatorëve të protestës, njihet në Maliq edhe për angazhimin e tij politik në subjektin “Shqipëria Bëhet”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat