KreuAktualitetEkonomiaEuro nën presion/ Si po lëviz kursi i këmbimit

Euro nën presion/ Si po lëviz kursi i këmbimit

Euro vijon të tregtohet pranë nivelit të 92 lekëve, ndërsa leku ruan pozitat e tij në tregun vendas të këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u kuotua të mërkurën në 92.02 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.05 lekësh krahasuar me një ditë më parë.

Të dhënat e javëve të fundit tregojnë se kursi i euros ka lëvizur në një interval relativisht të ngushtë. Në fund të gushtit, euro arriti në 92.36 lekë, ndërsa në fillim të shtatorit zbriti deri në 92.01 lekë, përpara se të rikthehej pranë nivelit të 92 lekëve.

Në tregun e këmbimit valutor, gjatë ditës së sotme euro blihet rreth 91.5 lekë dhe shitet rreth 92.3 lekë. Diferenca mes kursit zyrtar dhe kuotimeve të blerjes e shitjes pasqyron kushtet e tregut dhe marzhet e operatorëve valutorë.

Ndërkohë, dollari amerikan është kuotuar nga Banka e Shqipërisë në 79.11 lekë, ndërsa paundi britanik në 107.11 lekë.

Banka e Shqipërisë shpjegon se Shqipëria aplikon një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ku vlera e lekut ndaj valutave të huaja përcaktohet nga zhvillimet në tregun valutor. Banka ndërhyn në treg vetëm në përputhje me objektivat e saj për të shmangur çrregullimet dhe për administrimin e rezervës valutore.

Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka parashikuar ankande për blerjen e valutës, me synim rritjen e rezervës valutore, në një vlerë totale prej 330 deri në 450 milionë euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat