KreuDrejtësiaVeliaj/ Gjykata e Lartë ia bën “tre me zero" kryebashkiakut

Veliaj/ Gjykata e Lartë ia bën “tre me zero” kryebashkiakut

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi është marrë këtë të martë, më 15 shtator, nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili shqyrtoi kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë.

Tre gjyqtarët e Kolegjit Penal kanë votuar në mënyrë unanime, 3-0, për lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, të 13 marsit 2025.

Vendimi vjen pasi Gjykata Kushtetuese e kishte konsideruar joproporcionale masën e “arrestit në burg” ndaj Veliajt.

Pas vendimit të sotëm ka reaguar avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca, i cili e ka cilësuar atë si një zhvillim shqetësues për shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Sipas Ndrecës, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi një vendimmarrje që ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht?”, shkruan avokati, duke shtuar se, nëse vendimi nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe ligj, atëherë “shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit”.

Ndreca ngre gjithashtu shqetësimin për ushtrimin e mandatit të Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim”, shprehet ai.

Mbrojtja paralajmëron se do të vijojë betejën ligjore dhe se do të përdorë çdo mjet juridik të parashikuar nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.

Ndreca thekson se pasojat e vendimit nuk lidhen vetëm me çështjen e Veliajt, por edhe me funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe mandatin e marrë nga qytetarët përmes votës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat