KreuDrejtësiaMeta në burg/ GJKKO i mbyll derën për zbutjen e masës

Meta në burg/ GJKKO i mbyll derën për zbutjen e masës

GJKKO ka vendosur të lërë në burg ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masës së sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë.

Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi gjykata nuk ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës.

Ndërkohë, një ditë më parë, gjykata pranoi kërkesën e Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancës dhe për të qenë pranë avokatit të tij.

Kjo kërkesë ishte pranuar më herët edhe nga Apeli, ndërsa në rastin e Metës GJKKO vendosi ndryshe dhe e rrëzoi kërkesën për të dalë nga kafazi i qelqtë.

Vendimi i sotëm i gjykatës lë kështu në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-presidentin dhe kreun e Partisë së Lirisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat