KreuAktualitetEkonomiaNafta shtrenjtohet/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Nafta shtrenjtohet/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi nafta ka qëndruar mbi 220 lekë për litër për më shumë se dy javë.

Vendimi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila tha se aktivizimi i bordit lidhet me mekanizmin e miratuar më herët për uljen e akcizës, në rast se çmimi i karburanteve kalon nivelin 220 lekë për litër.

“Çmimi prej më shumë se dy javësh qëndron në 222 lekë për litër. Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht që sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës, mekanizmi i vetëm përmes të cilit mund të aktivizonim këtë reduktim ishte ringritja e bordit”, tha Ibrahimaj.

Ministrja nuk dha një afat se sa do të qëndrojë në fuqi Bordi i Transparencës, duke theksuar se tregu do të monitorohet në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat