KreuAktualitetKosovaVendimi i Hagës/ Sa dënohen ish-krerët e UÇK-së

Vendimi i Hagës/ Sa dënohen ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët në total janë dënuar me 81 vite burgim.

Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim. Trupi gjykues e ka shpallur fajtor për përgjegjësi penale për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm.

Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vite burgim dhe është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burgim. Ai është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Ndërsa Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim dhe është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat