KreuAktualitetPolitikaArresti i Hysenit shkon në Kuvend/ Çfarë deklaron Fatmir Xhafaj?

Arresti i Hysenit shkon në Kuvend/ Çfarë deklaron Fatmir Xhafaj?

Mes debateve ka nisur puna në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku zhvillimet e mëngjesit të kësaj të marte dhe masa e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, janë bërë pjesë e diskutimeve mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti demokrat Ivi Kaso kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, duke kërkuar gjithashtu një qëndrim nga deputetët socialistë lidhur me situatën e krijuar.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se institucionet përkatëse kanë bërë detyrën e tyre dhe se fakti që një drejtues i një institucioni të sigurisë përballet me një masë të kërkuar nga drejtësia është tregues i funksionimit të institucioneve dhe shtetit të së drejtës.

“Institucioni përkatës është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërteta, atë që kemi parë në 30 vite”, u shpreh Xhafaj.

Ai tha se raste të tilla nuk janë të pazakonta në shtetet demokratike dhe se mazhoranca është e gatshme të diskutojë në komision nëse zhvillimet e fundit lidhen me fushën e përgjegjësisë së tij.

“Nëse ka qasje që mbi këtë bazë duhet reflektuar, jam dakord që, nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi si komision dhe, nëse lidhet me ne, nuk e shoh që të jetë aq e lidhur drejtpërsëdrejti me fushën tonë”, tha Xhafaj.

Kreu i komisionit shtoi se, nëse do të vlerësohet e nevojshme që çështja të trajtohet nga ky komision, një tjetër komision parlamentar apo nga Kuvendi, mazhoranca është e gatshme të shqyrtojë propozimet e opozitës.

“Ne bëjmë detyrën tonë, institucionet bëjnë punën e tyre. Në vijim, nëse ka gjëra që duhet t’i reflektojë komisioni ynë apo komisionet e tjera parlamentare, jemi të gatshëm të përballemi me këtë diskutim dhe përgjegjësi përkatëse”, deklaroi Xhafaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat