KreuAktualitetPolitikaShefja e spiunazhit nën arrest, shteti përballë një pikëpyetje të madhe/ Pse...

Shefja e spiunazhit nën arrest, shteti përballë një pikëpyetje të madhe/ Pse hesht Begaj?

Arrestimi i drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, nuk është thjesht një çështje penale që i përket vetëm SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Për shkak të funksionit që ajo ka mbajtur dhe natyrës së një prej dyshimeve të ngritura ndaj saj, rasti prek drejtpërdrejt edhe një prej fushave më sensitive të shtetit,sigurinë kombëtare.

GJKKO ka vendosur ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra, pas kërkesës së SPAK. Ndër të tjera ajo dyshohet  për zbulimin e akteve ose të dhënave sekret”.

Deri tani nuk janë bërë publike se cilat janë të dhënat sekrete që dyshohet se janë zbuluar dhe nëse informacioni ka pasur lidhje me burime, operacione apo të dhëna të tjera të klasifikuara të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Presidenti fle në mes të zhurmës

Kushtetuta e përcakton Këshillin e Sigurimit Kombëtar si organ këshillimor të Presidentit. Ligji nr. 64/2014 përcakton se Këshilli kryesohet nga Presidenti dhe “thirret prej tij sa herë që e gjykon të nevojshme”.

Por në këtë rast, Bajram Begaj, nuk e gjykon të nevojshme edhe pse anëtarja e Këshillit të Sigurimit, pra drejtuesja e shërbimeve sekrete është me masë arresti dhe dyshohet për nxjerrje sekreti shtetëror.

Kjo e bën të paktën të arsyeshme pyetjen se çfarë vlerësimi ka bërë Presidenti për dimensionin e sigurisë kombëtare të kësaj çështjeje dhe nëse ka nevojë që Këshilli i Sigurimit të mblidhet..

Prandaj, në një ditë kur kreu i SHISH-it është vënë nën arrest dhe një nga dyshimet e bëra publike lidhet me të dhëna sekrete, mungesa e një reagimi nga institucioni që ka përgjegjësi kushtetuese në fushën e sigurisë krijon një pikëpyetje më vete.

Çfarë informacioni është cenuar? A ka pasur rrjedhje të të dhënave të klasifikuara? A janë prekur burime apo operacione të SHISH-it? A janë informuar partnerët ndërkombëtarë dhe a ka një vlerësim për pasojat e mundshme?

E Vërteta.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat