KreuAktualitetBotaShqipëria dhe Kosova në listën e Trump për Gazën

Shqipëria dhe Kosova në listën e Trump për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka falënderuar Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin e tyre në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Gaza.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump përmendi vendet që janë angazhuar të kontribuojnë me trupa, forca policie apo trajnime, si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në stabilizimin e territorit.

Mes tyre, ai renditi Shqipërinë dhe Kosovën, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin, Egjiptin dhe Jordaninë.

“Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan falënderoi gjithashtu vendet që kanë dhënë mbështetje financiare për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës, duke përmendur ndër të tjera Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë dhe Uzbekistanin.

Në fjalimin e tij, Trump tha se rreth 30 vende i janë bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa vlerësoi mbështetjen për planin e tij me 20 pika për paqen në Gaza.

“Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve”, u shpreh presidenti amerikan.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat