KreuAktualitetBotaBE zgjat me 3 vjet sanksionet ndaj Rusisë/ Dy oligarkë hiqen nga...

BE zgjat me 3 vjet sanksionet ndaj Rusisë/ Dy oligarkë hiqen nga lista

Bashkimi Europian ka arritur marrëveshjen për zgjatjen me tre vjet të sanksioneve individuale ndaj personave, entiteteve dhe kompanive që mbështesin përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Sipas Adnkronos, që citon burime diplomatike europiane, marrëveshja u arrit në mbledhjen e Coreper dhe pritet të miratohet përmes procedurës së shkruar.

Në kuadër të kompromisit, dy oligarkë të njohur rusë, Alisher Usmanov dhe Michail Fridman, do të hiqen nga lista e personave të sanksionuar.

Letonia, e cila kishte kundërshtuar më herët zgjatjen e masave, ka pranuar të abstenojë, duke i hapur rrugë marrëveshjes mes vendeve anëtare.

“Për të ruajtur regjimin e sanksioneve, arritëm një kompromis të vështirë”, thanë burime nga presidenca irlandeze pas përfundimit të negociatave.

Me zgjatjen e regjimit, masat kufizuese të BE-së lidhur me integritetin territorial të Ukrainës do të vazhdojnë të zbatohen ndaj rreth 3 mijë personave dhe entiteteve.

Deri tani, listat e sanksioneve rishikoheshin çdo gjashtë muaj. Zgjatja për 36 muaj synon të krijojë më shumë qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri në zbatimin e regjimit të sanksioneve europiane ndaj Rusisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat